Sulm me armë zjarri në qendrën tregtare, 3 të vdekur

schedule21:09 - 18 Nëntor, 2019

schedule 21:09 - 18 Nëntor, 2019

Ditën e sotme një person ka sulmuar me armë zjarri një qendër tregtare në SHBA.

Në qendrën tregtare “Walmart” në Oklahoma të SHBA-së, për shkak të të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë 3 persona.

Gazeta Duncan Banner, duke cituar policinë lokale, tha se personi i armatosur ishte mes tre të vrarëve në parking.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri, sqaroi më tej policia.

Shkollat ​​Publike janë mbyllur në qytetin ku ndodhi tragjedia dhe vizitorët nuk lejoheshin të hynin derisa policia të deklaronte situatën e sigurt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!