Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rritet bilanci, të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi brenda shkollës në Austri

schedule11:15 - 10 Qershor, 2025

schedule 11:15 - 10 Qershor, 2025

Ka shkruar në dhjetë numri i viktimave nga sulmi brenda shkollës në Austri. Ndërkohë që raportohet për dhjetëra të plagosur, kryesisht nxënës. Mes viktimave është edhe autori, një nxënës, i cili u gjend pa shenja jete në një prej banjove të shkollës.

Dyshohet se pas sulmit ai ka vrarë veten. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se nxënësi e quante veten si viktimë e sulmeve dhe ngacmimeve.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).



Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Autoritetet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!