Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me armë zjarri në një fabrikë në SHBA, 3 viktima dhe një i plagosur

schedule09:02 - 10 Qershor, 2022

schedule 09:02 - 10 Qershor, 2022

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një person i armatosur sulmoi një fabrikë në perëndim të Meirland në SHBA, pasditen e së enjtes.

Sipas autoriteteve vendas të shtënat me armë kanë qëlluar katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë, ndërkohë personi i katërt ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se autori u largua nga vendi i ngjarjes, megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi pak orë më vonë ra në prangat e policisë.

Gjatë arrestimit ka pasur shkëmbim zjarri mes autorit dhe një oficeri policie. Të dy u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!