Sulm me armë zjarri në Belgjikë, vriten dy policë dhe një kalimtar

schedule12:41 - 29 Maj, 2018

schedule 12:41 - 29 Maj, 2018

Një sulm me armë zjarri ka terrorizuar banorët e qytetit Liege në Belgjikë. Mësohet se një person ka vrarë dy policë dhe një kalimtar të rastit përpara se të ekzekutohej.

Policia belge njoftoi se agresori është neutralizuar dhe se tashmë situata është nën kontroll. Gjatë ngjarjes edhe dy policë të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu agresori mori peng një femër. Motivet e autorit janë ende të paqartë dhe autoritetet kanë hapur një hetim për këtë. Aktualisht nuk përjashtohet asnjë piste as ajo e terrorizmit.

Belgjika është goditur shpesh nga sulme të natyrës terroriste, me ISIS që kërcënon shpesh për atentate. Në vendngjarje, sipas raportimeve, po heton njësia e anti-terrorit./abcnews.al