Një adoleshent ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë jashtë një shkolle të mesme në Atlanta, sipas një njoftimi të policisë. Policia e Atlantas iu përgjigj një raporti për një sulm në shkollën e mesme Benjamin E. Mays rreth orës 2:27 të mëngjesit.
Dy persona një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar, u gjetën dhe u dërguan në spital. Vajza u shpall e vdekur, ndërsa djali në gjendje të qëndrueshme, tha policia.
Policia e Atlantas po vazhdon hetimin e rastit dhe po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacion.
/abcnews.al