Sulm me armë në Uashington, një viktimë dhe 4 të plagosur

schedule08:51 - 28 Janar, 2022

schedule 08:51 - 28 Janar, 2022

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një hotel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas policisë lokale. Sipas informacioneve paraprake, një grua, e cila ishte në gjendje kritike nuk arriti ti mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një hotel në një lagje të pasur të Uashingtonit, ku ndodhen shumë ambasada.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë autori nuk është identifikuar ende.

/abcnews.al