Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë të mesme në qytetin e Knoxville Tennessee në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas autoriteteve të policisë, disa njerëz u plagosën nga të shtënat me armë në Shkollën e Mesme Austin-East, mes tyre edhe një oficer policie.
“Hetimi është duke vazhduar,” tha një departament i policisë amerikane, i cili u bëri thirrje atyre që ishin afër vendit të ngjarjes që të rrinin larg zonës ku ndodhi ngjarja.
Mbikëqyrësi i Shkollave të Qarkut Knox, Bob Thomas tha se shkolla ishte siguruar tashmë dhe studentët u lanë të lirë në familjet e tyre. Thomas e quajti incidentin “tragjik” dhe tha se detaje shtesë do të lëshohen së shpejti. /abcnews.al/