Sulm me armë në Kaliforni/ 39-vjeçari hap zjarr ndaj makinave, një i vdekur

schedule10:01 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:01 - 7 Qershor, 2024

Një burrë, baba i katër fëmijëve u qëllua për vdekje kur një person hapi zjarr ndaj makinave të rastësishme në Kaliforninë jugore, SHBA. Julio Rodarte, 39 vjeç, filloi të qëllonte mbi makinat me një armë gjysmë automatike rreth orës 6:30, sipas policisë.

Videoja tregon personin e armatosur duke ecur në trotuar para një lavazhi dhe duke shtënë në drejtim të automjeteve që kalonin aty.

Ai zbrazi një karikator të tërë, më pas e mbushi atë dhe vazhdon të gjuajë. 43-vjeçari Victor Hugo Leon, baba i katër fëmijëve, i cili po shkonte për në punë, u qëllua për vdekje nga plumbat e tij, ndërsa një tjetër u plagos.

Sipas policisë, nga zjarri janë dëmtuar disa makina. Para të shtënave, Rodarte kishte ndalur në një dyqan lokal dhe u përpoq të blinte pije alkoolike, por nuk kishte para të mjaftueshme, sipas ABC 7.

Pak çaste më vonë ai filloi të qëllonte, tha policia.Motivi mbetet i paqartë. Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar të paktën 30 herë më armë, më pas ai ka hequr rrobat dhe është zhveshur.

Rodarte u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë vrasjeje, grabitje dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Gruaja e viktimës 43-vjeçare ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në mbulimin e disa prej shpenzimeve të funeralit dhe ka mbledhur më shumë se 40,000 dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!