Sulm me armë në Florida, burri vret një fëmijë dhe më pas veten

schedule19:54 - 5 Maj, 2023

schedule 19:54 - 5 Maj, 2023

Një burrë qëlloi për vdekje një djalë 12-vjeçar dhe plagosi një burrë tjetër përpara se të vriste veten në një karburanti në jug të Floridës, tha policia.

Djali dhe sulmuesi vdiqën në vendin e krimit, thanë hetuesit. Një person i tretë u dërgua në spital për ndihmën e parë, sipas Associated Press.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur qëlloi mbi një burrë në një automjet të parkuar jashtë pikës së karburantit. Më pas ai hyri brenda në pikën e karburantit dhe qëlloi djalin, përpara se të vriste, tha policia në një deklaratë.

Nuk bëhen të ditur emrat e autorit dhe viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!