Sulm me armë në Ekuador/ Nëntë persona të vdekur, disa të plagosur

schedule14:17 - 1 Prill, 2024

schedule 14:17 - 1 Prill, 2024

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin bregdetar Guayaquil të Ekuadorit.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen Guasmo. Sipas policisë, grupi i armatosur ka hyrë në një rrugë ku lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve, me një automjet të tipit “Chevrolet Spark” ngjyrë gri, nga ku i kanë qëlluar njerëzit.

“Deri më tani, nëntë persona kanë vdekur dhe 10 janë plagosur”, ka thënë para gazetarëve koloneli i policisë, Ramiro Arequipa.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.  Kjo është vrasja e dytë masive brenda ditësh. Të premten, pesë persona që ishin rrëmbyer, janë vrarë në Manabi nga një bandë e armatosur. Policia tha se viktimat ishin turistë të kapur gabimisht në një mosmarrëveshje të trafikut të drogës.

Në këtë incident, një grup i armatosur kishte rrëmbyer 11 persona. Policia tha se gjashtë të tjerët, përfshirë pesë të mitur, u shpëtuan dhe iu dorëzuan familjeve të tyre. Dy të dyshuar janë arrestuar të shtunën në mëngjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!