Një sulm me armë ka ndodhur në Plymouth, Angli. Sky News raporton për disa të vdekur, ndërsa nuk ka një shifër të saktë viktimash.
Një prej autorëve të përfshirë në ngjarje thuhet se është qëlluar dhe ka vdekur.
“Policia u thirr në një incident serioz me armë zjarri në Biddick Drive, në zonën Keyham të Plymouth rreth orës 18:10 sot.
Oficerët dhe stafi i ambulancës shkuan menjëherë. Ka pasur një numër viktimash në vendngjarje dhe disa të plagosur po marrin trajtim,” tha policia Devon dhe Cornëall në një deklaratë.
Duke iu referuar burimeve, media britanike raporton se për momentin ngjarja nuk është cilësuar si terrorizëm.
“Incidenti në Plymouth është tronditës dhe mendimet e mia janë me viktimat,” shkroi nw Twitter Sekretarja e Brendshme Priti Patel.
#UPDATE: Air ambulance on route and alot of armed police as major incident declared in #Plymouth pic.twitter.com/00GUy6Fzuo
— Abhishek Saxena (@tagabhishek) August 12, 2021
g.v/abcnews.al