Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shë=enjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, tha përmes një deklarate më 13 dhjetor se qeveria ishte “duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe korrigjuar çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”. Ai nuk tha se kush qëndronte pas sulmit.
Sipas zyrtarëve hakerat kishin në shënjestër Departamentin e Thesarit dhe Departamentit të Tregtisë, të dyja këto institucione përgjegjëse për vendosjen e politikës së internetit dhe të telekomunikacionit.
Situata është aq serioze, aq që Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor.
Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe agjenci tjera. Operacioni i hakerëve, që besohet të ketë filluar muaj më parë, por që është zbuluar tani, përfshinë edhe spiunimin e postës elektronike të agjencive të she njestruara. Zbulimi vjen pasi firma amerikane e sigurisë kibernetike FireEye më 8 dhjetor tha se “një vend me aftësi sulmuese të nivelit të lartë” u fut në rrjetin e saj./abcnews.al