Sulm kibernetik kundër mediave kryesore në Izrael

schedule12:23 - 5 Prill, 2023

schedule 12:23 - 5 Prill, 2023

Disa nga uebsajtet kryesore të medias izraelite raportuan një sulm masiv kibernetik të mërkurën, sipas Jerusalem Post, faqja e internetit e së cilës ishte gjithashtu jashtë shërbimit për disa kohë.

Sipas raportit, një grup hakerash Anonymous Sudan qëndrojnë pas sulmit. Përveç faqes së internetit të Jerusalem Post, faqet e televizionit shtetëror dhe radio transmetuesit izraelit Kan, si dhe kanali i lajmeve I24 me bazë në Tel Aviv, i cili transmeton në gjuhë të huaja, u sulmuan nga hakerat.

Një ditë më parë, Jerusalem Post raportoi se Check Point, një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë kibernetike të Izraelit, ishte sulmuar gjithashtu. Për më tepër, në të njëjtën ditë, hakerët sulmuan faqet e internetit të një numri universitetesh kryesore në Izrael, duke përfshirë faqet e Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetit Hebraik të Jerusalemit.

Sipas Jerusalem Post, hakerat nga Anonymous Sudan qëndrojnë pas të gjitha këtyre sulmeve të fundit. Ata gjithashtu lëshuan një deklaratë në mediat sociale duke pretenduar se veprimet e tyre ishin në përgjigje të Izraelit për veprimet e tij kundër palestinezëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!