Sulm gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gaza, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

schedule11:20 - 30 Mars, 2024

schedule 11:20 - 30 Mars, 2024

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) tha se pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga të shtënat me armë zjarri dhe një rrëmujë gjatë një shpërndarjes së ndihmave të shtunën në Gaza.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi mijëra njerëz u mblodhën për mbërritjen e rreth 15 kamionëve me miell dhe ushqime të tjera, të cilat supozohej të shpërndaheshin në rrethrrotullimin e Kuvajtit të qytetit të Gazës, në veri të territorit.

Rrethrrotullimi ka qenë skena e disa incidenteve kaotike dhe vdekjeprurëse të shpërndarjes së ndihmave, duke përfshirë një në 23 mars, në të cilin qeveria e drejtuar nga Hamasi tha se 21 persona u vranë nga zjarri izraelit, një akuzë që Izraeli e ka mohuar.

Dëshmitarët okularë thanë për APF se palestinezët që mbikëqyrnin shpërndarjen e ndihmave qëlluan në ajër, por trupat izraelite në zonë gjithashtu hapën zjarr dhe disa kamionë në lëvizje goditën njerëzit që PO përpiqeshin të merrnin ushqim..

Sipas një raporti të OKB-së, më 19 mars se gjysma e palestinezëve po vuajnë nga uria që parashikohet të godasë veriun nëse nuk ka ndërhyrje urgjente. Raporti vlerësoi se 1.1 milion njerëz, gjysma e popullsisë, sipas të dhënave të OKB-së po përballeshin me kushte katastrofike.

Kjo nuk është hera e parë që palestinezët vriten gjatë shpërndarjes së ndihmave.

Më 14 mars, gjashtë palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën ndërsa turma e banorëve të qytetit të Gazës po prisnin kamionët që transportonin ndihma humanitare.

Gjithashtu më 29 shkurt, autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan se ushtarët izraelitë vranë më shumë se 100 palestinezë që prisnin të merrnin ndihmë humanitare pranë qytetit të Gazës.

Konflikti në Gaza ka zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të enklavës dhe ka pasur skena kaotike dhe incidente të përgjakshme gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare ndërsa banorët e dëshpëruar dhe të uritur përpiqen të marrin ushqimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!