Sule tashmë ka zgjedhur destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm

schedule12:25 - 7 Shkurt, 2022

schedule 12:25 - 7 Shkurt, 2022

Lojtari i Bayern Munich, Niklas Sule nuk ka pranuar rinovimin e bavarezët dhe në fund të sezonit do të largohet nga Bundesliga. E ardhmja e Sules është përfolur shumë ditët e fundit, por shumë zëra e kanë lidhur mbrojtësin gjerman me një transferim te skuadra e Barcelonës, me Xavi Hernandez që e pëlqen lojtarin dhe e shikon si pjesë të rëndësishme të skuadrës për formacionin e tij.

Duket se qendërmbrojtësi gjerman tashmë ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën sezonin e ardhshëm, sipas agjentit të tij  Volker Struth, Barça është skuadra e tij e re, edhe pse diçka të tillë e la të nënkuptohet.

Ne kemi vendosur tashmë se cili do të jetë klubi i tij. Lojtari ka marrë një vendim dhe do të habitesha nëse do të ndryshonte mendje”, shprehet agjenti i lojtarit  për “Sport1”.

Përsa i përket vazhdimësisë së tij të mundshme te Bayern , përfaqësuesi i Sules zbuloi se “nuk arritëm kurrë të negocionim rinovimin me Bayernin . Kishte vetëm një qasje verbale. U takuam, biseduam dhe komentova se lojtari po vendoste nëse dëshiron të rinovojë apo jo. Nuk ishte çështje parash”.

Vendimi i qendërmbrojtësit erdhi menjëherë pas festave të Krishtlindjeve. “Ne ramë dakord të flasim sërish në janar. Niklas i kaloi Krishtlindjet me familjen e tij, më thirri dhe më tha: “Nuk e dua më të luaj te Bayern. Nuk dua që të vazhdojmë  me rinovimin e kontratës”, komentoi Struth. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!