Sulçe kundër ndryshimeve të Kodit Rrugor: Nuk mund të lëvizet nën 80 km/orë në autostradë

schedule17:11 - 6 Korrik, 2022

schedule 17:11 - 6 Korrik, 2022

Nga Xhensila Kodra

Ekspertët e Sigurisë Rrugore shprehen se ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuara nga mazhoranca, bëhen për t’u përafruar me atë të disa vendeve të Bashkimit Evropian. Një nga pikat është kufizimi i shpejtësisë për shoferët e rinj që kanë më pak se tre vite që janë pajisur me leje drejtimi.

Në rrugët interurbane ku shpejtësia maksimale është 90 km në orë, ata duhet të lëvizin jo më shumë se 70. Ndërsa në autostradë, ku shpejtësia e lejuar është deri në 110 km në orë. Kjo kategori nuk duhet të lëvizë më shumë se 80.

Eksperti Artur Sulçe thotë se Policia Rrugore mund të hasë vështirësi për mënyrën se si do të identifikojë shoferët e rinj. Thotë se ndryshimet e reja pritet të ndikojnë në përmirësimin e situatës së aksidenteve apo në uljen e numrit të tyre.

“Kjo mund të përbëjë trafik për shembull në autostrada që kanë shpejtësinë maksimale 110 dhe shpejtësia e ngadalësisë duhet të jetë 90. Ndërkohë që këta e kanë vendosur 80. Këtu mund të kemi shkeljen e nenit 139 pika 6 që një mjet lëviz më ngadalë se sa sinjalistika që është vendosur realisht në këtë korsi që është korsia e krahut të djathtë që quhet korsia e ngadalësimit.”

Rruga ka vetëm një tabelë, atë për të cilën klasifikohet kjo rrugë. Pra është rrugë interurbane, do e ketë 90 km për orë. Është autostrdaë, tek tabela jeshile është 110. Në këtë këndvështrim duhet bërë edhe ky edukimi në distancë.

Lidhur me rinovimin e patentës një herë në 15 vite për shoferët deri në 70 vjeç dhe që mund të drejtojnë autobusë apo kamionë mallrash, eksperti mendon se ata nuk kanë pse privohen nëse janë të aftë fizikisht dhe psikologjikisht për të punuar.

Fakti që kjo do fillojë një herë në 15 vjet, në funksion edhe të dokumentacionit mjekësor i cili të shoqëron, nëse i plotëson dikush kriteret që është i aftë nga ana e shëndetit, atëherë është krejt normale edhe 15 vjet.

Propozimi i grupit parlamentar socialist është dorëzuar në Kuvend, ku pritet të diskutohet në komisionet parlamentare dhe më pas të miratohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!