Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Sali Berisha ka mbështetjen e militantëve, por kjo është e pamjaftueshme për të fituar.
“Kemi arritur në një moment që deklaratat janë pa dashur të ofendoj asnjë koleg, qesharake. Ata të foltores thonë ta marrë partinë Berisha, këta të tjerët thonë ai është i larguar.
Dash Sula mendon një gjë dhe jam i palëkundur. Zoti Berisha sigurisht që ka një mbështetje te militantët, por është e pamjaftueshme sepse finalja është a do të fitojë PD”, tha Sula në “Log.”.
Sakaq, gazetari Agim Baçi thotë se Berisha duhet të ishte tërhequr kohë më parë. Sipas tij, Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi për të marrë drejtimin e partisë.
“Berisha duhet të ishte tërhequr kohë më parë. Si mund të bëhesh ti lider duke pasur Berishën. Nuk po justifikoj Bashën. Duhet të largohen të dy, edhe Berisha nga kandidimi. Ka thënë do hap garën dhe do të jem kandidat”, tha ai. g.v/abcnews.al