Suksesi i Shqipërisë në Panairin e Madridit/ Promovohet dhe në pavionin e Amerikës së Jugut

schedule11:57 - 27 Janar, 2024

schedule 11:57 - 27 Janar, 2024

Vendi jonë prej disa ditësh pjesëmarrës në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Spanjë. Së fundmi, ishte kryeministri Edi Rama që ndau disa çaste nga panairi dhe përshtypjet e shtetasve spanjoll për turizmin në vendin tonë.

“Kam qene në Shqipëri dhe më pëlqeu. Më pëlqyen njerëzit, ushqimi. Do ta nis me kryeqytetin dhe plazhi ishte i bukur. Himara, Ksamili dhe Butrinti ishte shumë i bukur”, u shpreh një nga turistët.

Ndërkohë, Rama këta turistë i ka konsideruar si shembulli më i mirë i një etape krejt të re për prezantimin e Shqipërisë në botë.

#ShqipëriaTuristike e promovuar në pavionin e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar #FITUR në Madrid dhe e përshkruar me fjalët e atyre që e kanë vizituar dhe sërish do të rikthehen për të shijuar bukuritë tona, janë shembulli më i mirë i një etape krejt të re për turizmin shqiptar si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik gjithashtu”, ka shkruar ai krahas videos me përshtypjet e turistëve të huaj për vendin tonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!