Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ka rezervuar shumë surpriza për fansat e saj.
Duket se përveç moderimit dhe muzikës, ajo do të merret edhe me aktrim.
Përmes një postimi në Instagram, së fundmi ajo ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të Netflix, ku do ta ketë një rol të vogël.
“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka shkruar Fjoralba.
Kujtojmë që bukuroshja është në profesion stomatologe, të cilin e ka trashëguar nga babai i saj. l.k/abcnews.al