Sukseset nuk kanë fund, Mozzik dhe Loredana shfaqen në një “billboard” në Gjermani

schedule17:14 - 30 Shtator, 2021

schedule 17:14 - 30 Shtator, 2021

Mozzik dhe Loredana po vazhdojë të korrin një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor gjerman. Ditë më pare, ish-çifti i njohur i showbizit sollën albumin e ri të përbashkët të titulluar, “No Rich Parents”.

https://www.youtube.com/watch?v=hCBTXR-o9us

Duket se ky album po bën bujë edhe në Gjermani, pasi ka qenë Mozzik që ka shpërndarë në Instatory disa fotografi, në të cilat tregon se është vendosur një reklamë e madhe promovuese për albumin e tyre.

Shihet që në një qendër tregtare në Berlin të Gjermanisë, është shfaqur foto e tyre në ‘billboard’.

Sa i përket jetës private, dyshja kanë së bashku një vajzë të quajtur, Hana./abcnews.al