Blogerja Marina Isufi në emisionin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, rrefeu punën e lodhshme dhe gjithë komentet jo suportuese nga familjarët apo personat e afërt, teksa realizonte videot për në youtube.
Marina tregoi se se nuk është aq e thjeshtë të jesh një blogere, paçka videove të bukura që realizon.
“Vjehrra ime në fakt, në fillim mendoi se isha e çmendur. Askush nuk e kuptonte se me kë unë flisja në dhomë apo edhe kur dilja në rrugë për të bërë videot” .
Po bashkëshorti e ndihmon? Duket se dhe me të ka çaste të sikletshme pasi tregoi se shpesh frymëzohet edhe në mesnate ku edhe punon.

