Sukses i padiskutueshëm, Tayna vendos rekord klikimesh në më pak se 24 orë

schedule07:39 - 13 Korrik, 2020

schedule 07:39 - 13 Korrik, 2020

Ditën e djeshme, Tayna nxorri në treg projektin më të fundit të titulluar “Bass”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, duke tejkaluar çdo parashikimi. Nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i saj, “Bass” ka arritur të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube.

Kjo është kënga e parë e reperes shqiptare nën logon e Sony Music, me të cilën njoftoi pak ditë më parë se ka firmosur një kontratë. Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në Instagram, ku shkruante se ndihej e lumtur që do të punojë me shtëpinë e famshme diskografike.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkroi reperja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!