Mozzik dhe Kida janë padyshim artistët më të suksesshëm të kësaj vere. Tre javë ma parë dyshja solli projektin që rezultoi shumë i suksesshëm, “Paranoja-Pishman” , këngë e cila tejkaloi çdo parashikim. Kënga ka arritur të gjenerojë deri më tani në kanalin në Youtube më shumë se 20 milion klikime.
“PP” është projekti muzikor i cili ka 3 javë që është pjesë e klasifikimit më të rëndësishëm të muzikës moderne shqiptare Billboard Albania. Kida dhe Mozzik debutuan direkt në vendin e parë, ndërkohë pas tri javësh ky projekt muzikor vazhdon të jetë i renditur në TOP 3 këngët më të dëgjuara të javës.
Kujtojmë që dyshja pritet të sjellë një tjetër bashkëpunim së bashku. “Kërkun” do të jetë kënga e cila do të jetë pjesë e albumit të Mozzik, që do të publikohet me 31 Korrik që pritet të kthehet gjithashtu në një hit të padiskutueshëm. /abcnews.al/