Sugjeroi nënshtetësinë për dy indianët, Klosi hesht para gazetarëve

schedule11:49 - 23 Mars, 2019

schedule 11:49 - 23 Mars, 2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i është shmangur interesit të gazetarëve lidhur me sugjerimin ndaj Presidentit për dhënien e shtetësisë të dy vëllezërve indianë, investitorë në Shqipëri. Dy shtetasit indianë nga ana tjetër janë në kërkim nga vendi i tyre për “pastrim parash”. Klosi  u tha gazetarëve se do të ketë në vijim një përgjigje për nënshtetësinë e indianëve, mbi ç’kushte u bë propozimi.

“Do të kemi patjetër një përgjigje për të gjithë ju. Do t’jua a japim përgjigjet”, tha Klosi.

Presidenti Meta një komunikim zyrtar sqaroi përse në Shkurt të vitin 2018 i dha nënshtetësinë shqiptare dy vëllezërve Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara. Meta tha se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe shtetësia për dy indianët është dhënë me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!