Suedia njofton mbylljen e ambasadës në Bejrut nga frika e përshkallëzimit

schedule15:36 - 3 Gusht, 2024

schedule 15:36 - 3 Gusht, 2024

Suedia ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e saj në Bejrut për shkak të frikës se lufta në Gaza, që mund të përshkallëzohet në një konflikt rajonal.

“Ministria e Jashtme ka udhëzuar stafin e saj që të largohet nga Bejruti dhe të shkojë në Qipro dhe po planifikon një zhvendosje të përkohshme të ambasadës së saj”, tha Ministri i Jashtëm Tobias Billstrom për Radion Suedeze.

Vendimi është marrë “fillimisht për muajin gusht, por mund të zgjatet në varësi të situatës së sigurisë”.

“Ministria po monitoron nga afër zhvillimet.mI ftoj suedezët që ndodhen në Liban të largohen nga vendi me çdo mjet të mundshëm, derisa kanë ende kohë”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!