Suedia mbështet kandidaturën e Mark Rutte për kreun e ardhshëm të NATO-s

schedule14:41 - 4 Prill, 2024

schedule 14:41 - 4 Prill, 2024

Kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi sot se Suedia është ndër vendet anëtare të NATO-s që duan që kryeministri holandez Mark Rutte të udhëheqë aleancën e mbrojtjes pas përfundimit të mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg në tetor.

“Mark Rutte është një udhëheqës i mençur me përvojë solide,” tha Kristersson.

Ai theksoi se në një kohë të karakterizuar nga pasiguria e shtuar dhe përkeqësimi i politikës së sigurisë, nevojitet një NATO e fortë, për promovimin e paqes dhe lirisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!