Suedia: I kemi përmbushur kushtet, Turqia të fillojë procesin e ratifikimit të kërkesës sonë për në NATO

schedule11:43 - 21 Qershor, 2023

schedule 11:43 - 21 Qershor, 2023

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom në një deklaratë të fundit për mediat është shprehur se tashmë Suedia i ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Ai është shprehur se ka ardhur koha që parlamenti turk të fillojë procesin e pranimit të kërkesës suedeze për anëtarësim për të lejuar Suedinë të anëtarësohet në Aleancë.

“Pikëpamja jonë është se ne kemi bërë atë që na është kërkuar, tani është koha që parlamenti turk të fillojë procesin e ratifikimit ,” tha ministri suedez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!