Suedia i falet Quaison, mposht Republikën Çeke pas 120 minutash dhe kalon në finale

schedule23:38 - 24 Mars, 2022

schedule 23:38 - 24 Mars, 2022

Suedia është skuadra e fundit në këtë mbrëmje që kalon në finale të play off-it të Botërorit. Përfaqësuesja nordike vuajti shumë përballë Republikës Çeke, të cilën e eliminoi pas 120 minutave lojë (1-0).

Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura dhe për të përcaktuar fituesin u luajt shtesa me dy kohë nga 15 minuta secila.

Golin e vetëm të sfidës e realizoi në minutën e 110-të Quaison, i shërbyer nga sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak. Çekia tentoi me të gjitha mënyrat në minutat e mbetura për ta barazuar rezultatin, por pa sukses.

Suedia në finale të play off-it do të përballet me Poloninë, e cila u kualifikua pa luajtur për shkak të përjashtimit të Rusisë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!