“Suedia gati për luftë”/ Gazetari: Po merren masa serioze. Sharrah: Edhe Trump premtoi shuarjen e konfliktit Rusi-Ukrainë

schedule09:01 - 22 Nëntor, 2024

schedule 09:01 - 22 Nëntor, 2024

Suedia është duke përgatitur popullin e saj në rast situatash të vështira. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, gazetari Ervin Dushi ka zbuluar se janë duke u shpërndarë udhëzues me tematikën ‘Nëse përballemi me krizë ose luftë’.

Ai tregoi se janë duke u marrë masa vërtetë serioze, si për shembull po i mësojnë njerëzit si të ruajnë ushqimin e tyre, apo si të bëjnë frymëmarrje artificiale.

“Çdo njëri informohet në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet ndotja e ajrit. Ato makinat janë për raste emergjente dhe kanë sa më shumë vende, për të ndihmuar njerezit. Janë disa rregulla, që po i mësojnë nëpër shkolla, si frymëmarrja artificiale dhe metoda të tjera. Në këtë udhëzues, na tregojnë se si të ruajmë ushqimin, se si duhet të reagojmë në situata lufte. Shumë njerëzve nuk i besohet, ngelën, duke thënë ‘ne në luftë?’”, tregoi Dushi.

Ndërsa, Besa Sharrah, ish- kandidatja per senatore në SHBA, foli për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe ndikimi që ai do të ketë në mbylljen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Ajo theksoi se një nga pikat e rëndësishme të fushatës së tij, ishte pikërisht shuarja e kësaj lufte.

“Mendoj që ka qene shumë e vështirë, pjesa e politikës së jashtme për presidentin Biden. Është bërë e qartë që në fillim, që nëse Amerika fillon të përfshihet në luftë, atëherë është provokim direkt ndaj Rusisë.

Lufta ka avancuar në një moment të caktuar që diçka do të ndodhë. Por di këtë që presidenti Trump e di shumë mirë që lufta nuk sjell asgjë të mirë. Një nga premtimet e fushatës së tij ishte që lufta të mbarojë”, tha Sharrah./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!