Sudan/ Armëpushimi 24-orësh i shpallur nga RSF, nuk pranohet nga Forcat e Armatosura

schedule12:49 - 18 Prill, 2023

schedule 12:49 - 18 Prill, 2023

Një armëpushim 24-orësh në Sudan është shpallur nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), pas miratimit të kreut të saj, gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo (i njohur gjithashtu si “Khemedi”).

Nga ana tjetër, ushtria sudaneze mohoi se kishte rënë dakord për një armëpushim 24-orësh. Kështu, Khemedi tani akuzon ushtrinë sudaneze se “dështoi në respektimin e armëpushimit, bombardimin e zonave me popullsi të dendur nga ajri dhe rrezikoi jetën e njerëzve”.

“Ne presim diskutime të mëtejshme me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së (Anthony Blinken) mbi mënyrën më të mirë për të trajtuar këto shkelje”, shtoi Dagallo në një seri postimesh në Twitter.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura sudaneze thjesht deklaruan: “Ne kemi hyrë në një fazë kritike dhe përpjekjet tona janë të përqendruara në arritjen e objektivave në nivel operacional”, tha sot ushtria sudaneze.

Të paktën 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur në përleshjet që shpërthyen të shtunën, sipas të dërguarit të OKB-së Volker Pertes. Përveç kësaj, furnizimi me ujë dhe energji elektrike në Khartoum është ndërprerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!