Subvencionet për bujqësinë/ Kanë aplikuar mbi 66 mijë fermerë, numri më i lartë për skemën e naftës

schedule13:51 - 18 Prill, 2024

schedule 13:51 - 18 Prill, 2024

SHQIPËRI- Fermerët kanë afat deri të premten e 19 prillit për të aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Deri më tani në vend kanë aplikuar mbi 66 mijë fermerë në kategori të ndryshme.

Zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari tha se interesi më i lartë ka qenë për skemën e naftës. Ndërkohë që vlen të theksohet se gjatë këtij viti ka pasur edhe më shumë bashkime të fermerëve dhe blegtorëve.

Pas mbylljes së aplikimeve drejtoritë e bujqësisë do të nisin shqyrtimin e aplikimeve për shpalljen e fituesve. Fondi i vënë në dispozicion për skemën mbështetëse gjatë këtij viti është 55 milionë dollarë./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!