Subjektet politike shkelin masat anti-covid, gjobitet sërish LDK

schedule14:25 - 25 Janar, 2021

schedule 14:25 - 25 Janar, 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit në Prishtinë bën me dije se Lidhja Demokratike e Kosovë është gjobitur sërish për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtimin me protokollin e sigurisë për pandeminë Covid.

Kjo është gjoba e tretë për LDK.

Lexo edhe: LDK gjobitet me 2 mijë euro, Tahiri: Ligjet i keni hartuar e votuar edhe shkeljet duhet t’i paguani

Drejtori i Inspektimit, Adonis Tahiri ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me gjoba për subjektet politike që shkelin masat anti-covid.

Ndërkohë deri tani janë gjobitur Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

 

Më herët drejtori i Inspektimit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bëri njoftoi se në këtë situatë pandemie ligji dhe masat duhet të vlejë për të gjithë, ndërsa tubimet politike sipas tij nuk mund të vijojnë normalisht duke mos respektuar protokollin e sigurisë.

Lexo edhe: Drejtori i Inspektimit në Prishtinë: Ligji vlen për të gjithë, gjobë 2,000 euro për tubimet politike

Ai gjithashtu bëri me dije se subjektet politike që shkelin masat anti-covid do të gjobiten me 2 mijë euro.

“Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike. Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike”, ka thënë Tahiri.

/abcnews.al/