Suarez: S’e kam menduar kurrë largimin, u lënduam nga polemikat e rrogave

schedule20:19 - 3 Prill, 2020

schedule 20:19 - 3 Prill, 2020

Luis Suarez vazhdon periudhën e karantinës në Spanjë. Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka menduar në asnjë moment të kthehet në Uruguaj, vendlindjen e tij gjatë kësaj kohe. Ai tregon për Sport 890 se të gjithë lojtarët e skuadrës katalanase kanë qenë gati për të ulur rrogat e tyre që në fillim dhe polemikat e krijuara nuk i kanë pritur mirë.

Nuk kam menduar për asnjë moment gjatë kësaj kohë të largohem nga Spanja për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Na kanë rekomanduar gjithmonë të qëndrojmë në shtëpi dhe unë po e zbatoj diçka të tillë. Situata në Uruguaj? E di që është e vështirë. Shumë njerëz jetojnë me përditshmërinë dhe e kanë të vështirë të ecin përpara.

Është një situatë e komplikuar, do bëhet shumë më e vështirë nëse nuk ecim të gjithë bashkë në të njëjtin drejtim. Sa i përket uljes së rrogave, po ju them që ne lojtarët po mundoheshim të ndihmonim klubin dhe gjithë punëtorët. Jemi ndjerë keq nga polemikat e krijuara, nuk ka qenë kurrë problem arritja e një marrëveshje”, deklaron Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!