Suarez pronar i klubit me emrin e tij, sulmuesi kontribuon në vendlindje

schedule15:17 - 6 Mars, 2021

schedule 15:17 - 6 Mars, 2021

Luis Suarez, pavarësisht se nuk e ka arritur suksesin më të madh në vendin e tij, ka dëshirë të kontribuojë në Uruguai për të rritur sa më shumë futbollin në vendin e vogël latin.

Sulmuesi i Atletico Madrid i ka dhënë jetë klubit të ri të futbollit, që do mbajë emrin Deportivo LS. Ai do e nisë gjithçka nga e para, teksa skuadra do të garojë fillimisht në kampionatin e skuadrave U18.

Qëllimi është rritja graduale e ekipit dhe klubi, deri në arritjen në elitën e futbollit uruguaian. Suarez ka financat e duhura për të arritur këtë dëshirë të tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!