Suarez: Nuk ka justifikime, ne e kemi humbur vetë titullin kampion

schedule22:21 - 14 Korrik, 2020

schedule 22:21 - 14 Korrik, 2020

Luis Suarez nuk i pranon justifikimet sa i takon titullit në La Liga dhe nuk preferon të flas as për VAR, as për Real Madrid, por vetëm për Barcelonën e tij, duke thënë se titullin kampion e ka humbur vetë klubi katalanas.

“Në La Liga duhet të bësh autokritikë, e lamë të na ikte nga duart vetë. Jemi të ndërgjegjshëm që varej nga ne dhe nuk duhet të kërkojmë justiifikime.

Tani, për krenarinë tonë dhe për prestigjin e Barcelonës, duhet të fitojmë dy ndeshjet që mbeten dhe pastaj të përqendrohemi te i vetmi titull që mund të fitojmë këtë edicion, Ligën e Kampioneve.

Nëse ne që jemi pjesë e kësaj skuadre, paraqitemi në nivelin që kërkon ky klub, mund të luftojmë ndaj kujtdo. Një gabim mund të kushtojë shtrenjtë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm që të arrijmë të fitojmë Champions League.

Nëse do të kishim qenë në lartësinë e duhur në ndeshje si ajo kundër Seviljes, që është një kundërshtar i cili mund të të barazojë, por sidomos në Vigo, një goditje shumë e rëndë para ndeshjes me Atleticon…

Të minimizosh detajet e VAR disa herë është e vështirë. E di që Pike dhe presidenti kanë bërë deklarata publike kundër, por mendoj se edhe kundërshtarët luftonin për objektiva të rëndësishëm, ishin ata të paragjykuarit. Në këtë situatë nuk ka pse të kërkojmë justifikime por të kritikojmë veten”, u shpreh Suarez./abcnews.al