Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Suarez: Nuk festoj nëse i shënoj Barcelonës. Reali? Atje nuk do shkoja kurrë

schedule09:06 - 11 Tetor, 2020

schedule 09:06 - 11 Tetor, 2020

Roland Koeman nuk e kishte në plane dhe Luis Suarez u detyrua të largohej nga Barcelona. “El Pistolero” zgjodhi të vijonte karrierën tek Atletico Madrid, klub me të cilin firmosi deri në verën e vitit 2022.

33-vjeçari ka kaluar gjashtë sezone fantastike në “Camp Nou” dhe gëzon respekt për ish-shokët e skuadrës e tifozët. Transferimi tek “armiqtë” e Real Madrid është një opsion i pamundur, ashtu si edhe festimi i golit ndaj Barçës, diçka që e konfirmon në prononcimin e dhënë për ESPN.

Nuk do të shkoja te Real Madrid kurrë, e pamundur. Nëse i shënoj gol Barcelonës? Sigurisht që nuk do të festoj, nuk do ta bëja kundër tyre. Maksimumi do ia dedikoja golin dikujt në tribuna“, deklaron Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!