Suarez: Ja pse u dëmtova, kontrata ime ka një klauzolë të veçantë

schedule15:48 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:48 - 28 Shkurt, 2020

Luis Suarez është humbja më e madhe e Barcelonës në këtë sezon. Sulmuesi ka operuar gjurin dhe do të qëndrojë pushim deri në muajin maj. Uruguaiani është rikthyer të flasë rreth gjendjes së tij dhe rinovimit të kontratës me skuadrën katalanase (aktualja i përfundon në verën e vitit 2021).

Po luaja normalisht sepse isha mësuar të luaja me dhimbje. Kisha probleme në gju, kisha një kist në menisk. Kjo ndikoi që të sforcoja pjesë të tjera të trupit dhe m’u shtuan problemet. Gjithsesi, jam i fortë në këto lloj situatash dhe në rastet kur më kritikojnë“, deklaron 33-vjeçari për RAC 1. Suarez vazhdon e flet dhe ndalet te rinovimi i kontratës, duke zbuluar edhe klauzolën që ekziston në të.

Jam i lumtur te Barcelona, edhe familja ime ndodhet për mrekulli këtu. Ndodhem aty ku kam dashur të jem gjithmonë dhe ndihem i dobishëm. Vendimi për të ardhmen i takon drejtuesve. Unë dua të vazhdoj të jem pjesë e Barcelonës, por nuk vendos unë. Ekziston një klauzolë që më lejon të rinovoj kontratën, thjesht më duhet të luaj 60% të ndeshjeve“, përfundon Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!