“Suarez e ka vendosur ku do luajë, e di dëshirën e tij!”

schedule11:59 - 8 Nëntor, 2019

schedule 11:59 - 8 Nëntor, 2019

Nicolas Lodeiro, miku i Luis Suarez, i cili luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prononcim të dhënë për “Mlssoccer.com” ka zbuluar se sulmuesi uruguaian ka në plan të luajë në MLS në të ardhmen, më konkretisht pasi t’i përfundojë kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2021.

“Duhet bindur Barcelona, por ai dëshiron të vijë në MLS. Më pyet gjithmonë për kampionatin tonë. Ëndrra e tij ishte të luante me Barcelonën, gjë që e ka bërë në nivele të larta dhe ndihet mirë”, tregon Lodeiro, i cili do e donte Suarez në skuadrën e tij.

“Herët apo vonë ai do të vijë. Shpresoj të luajë me Seattle Sounders, edhe pse e di që mundësitë janë të vogla. Mendoj se është vetëm çështje kohe që ta shohim atë në MLS. Më pat thënë që mund të vinte pas shtatë vitesh. Kështu që mund të ndodhë kur t’i përfundoje kontrata. I kam thënë, kur të jetë gati ne e presim”, përfundon Lodeiro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!