Suarez del lojtarë i lirë në verë, kush janë klubet që kërkojnë shërbimet e uruguait?

schedule18:15 - 3 Prill, 2022

schedule 18:15 - 3 Prill, 2022

Luis Suarez do të jetë lojtarë i lirë gjatë merkatës së verës, pasi në fund të këtij sezoni i mbaron kontrata me Atletico Madrid.

Në këtë situatë, sulmuesi 35-vjeçarë po shikon me kujdes të gjitha mundësitë e tij, teksa kërkon që të luajë në elitat e mëdha të futbolli për shkak se dëshiron të jetë gati për ndeshjet e “Katar 2022” ku Uruguai do të vihet përballë Portugalisë, Ghanës dhe Koresë së Jugut.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle në garë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Barcelonës janë disa skuadra, ku Inter, Sevilla, Aston Villa dhe Inter Miami janë disa nga ekipet që e shikojnë 25-vjeçarin të duhurin për në fazën e sulmit, por ndërkohë Atletico akoma nuk ka thënë fjalën e saj të fundit sa i përket fateve të Suarez, edhe pse ky i fundit ka humbur edhe fanellën e titullarin në skemat e Diego Simeones. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!