Stuhia tropikale tragjedi në Filipine, mbi 130 viktima

schedule11:00 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 11:00 - 23 Dhjetor, 2017

Mbi 130 persona kanë humbur jetën nga stuhia tropikale që ka goditur Filipinet. Gjithashtu shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën për shkak të një stuhie tropikale që ka goditur shtetin e Filipines, më saktësisht jugu i vendit është zona më e goditur. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare që theksojnë se shumë persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Stuhia “Tembin”, ka sjellë përmbytje të mëdha dhe rrëshkitje toke në disa pjesë të ishullit Mindanao.

Dy qytete që u prekën më shumë janë Tubod dhe Piagapo, ku një numër i madh banesash janë shembur. Ererat e stuhisë shkojnë deri në 80 kilomtera në orë. Të gjitha viktima janë regjistruar në ishullin Mindanao.

Mbi 15 mijë persona janë zhvendosur. Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhia duhet të largohet nga Filipinet ditën e krishtlindjeve. Ndërkohë, deri në 20 tajfune godasin këtë vend çdo vit gjatë përiudhës së shirave të rrëmbyer. Zakonisht këto fillojnë në maj ose qershor dhe përfundojnë në nëntor ose dhjetor./abcnews.al