Stuhia “pushton” sonte Ballkanin, temperatura ekstreme. Meteoalb shpjegon çfarë ndodh me Shqipërinë

schedule12:05 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 12:05 - 17 Dhjetor, 2021

Stuhia “Carmel” që po vjen nga veriu, pritet të godasë Greqinë dhe Ballkanin Perëndimor duke filluar nga orët e para të ditës së nesërme. Temperaturat tepër të ulëta pritet të fillojë poas mesnatës së sotme dhe mëngjesin e nesërm duke goditur kryesisht brigjet greke.

Lexo edhe: Po vjen “Carmel”! Harta ku do të godasë, rrezikon Shqipëria

Sipas Meteoalb, përveç temperaturave të ulta, stuhia nuk pritet ta godasë drejtpërdrejt vendin tonë përveç temperaturave të ulta, të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin.

“Përsa i përket Shqipërisë, vijon në ndikimin e motit të qendrueshëm, por të ftohtë. Priten vetëm reshje të izoluara dëbore në skajin jug-lindor. Vendi ynë nuk preket nga kjo stuhi. Reshjet në Shqipëri rikthehen për Krishtlindje”, bën me dije Meteoalb për abcnews.al.