“Stuhia” mbi Le Graet, sot ai do të merret në pyetje rreth akuzave për ngacmim seksual

schedule15:25 - 10 Janar, 2023

schedule 15:25 - 10 Janar, 2023

Sulmet po vijnë nga të gjitha frontet kundër Noel Le Graet. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit është në sy të stuhisë, më shumë se për deklaratat e Zidane, për akuzat për ngacmime seksuale ndaj disa femrave, përfshirë edhe agjenten e e lojtarëve Sonia Souid.

Njësia hetimore e “Radio France” mësohet se ka hapur hetimet dhe presidenti do të dëgjohet sot pasditë, për herë të dytë, nga komisioni përgjegjës për zbardhjen e akuzave ndaj tij. Do të kishte disa dëshmi, një ish-punonjëse u tha hetuesve se gjatë një udhëtimi zyrtar me avion, Le Graet i vendosi dorën në kofshë.

Gjithashtu, agjentja e lojtarëve ishte e para që hapi këtë stuhi, ku me deklaratat e saj theksoi se ai e ngacmonte me mesazhe zanore në orët e vona të natës, duke e ftuar atë në shtëpinë e tij dhe të pinin shampanjë. Gjithashtu ai i kishte kërkuar që të shkonte në shtrat me të./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!