Stuhia godet Italinë, mbyllen shkollat në Romë e Napoli, thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet

schedule07:30 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 07:30 - 14 Dhjetor, 2019

Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollavë ne Romë e Napoli. E mbiquajtur “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim.

Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perendimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar  në kryeqytet ku rrugët u mbushën me ujë.

Kryetarja e bashkisë Virginia Raggi ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Milano u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre./abcnews.al