Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhia Eowyn godet Irlandën/ Anulohen fluturimet, rreth 715.000 objekte mbetën pa energji

schedule17:52 - 24 Janar, 2025

schedule 17:52 - 24 Janar, 2025

Autoritetet kishin paralajmëruar Irlandën lidhur me stuhinë Eowyn dhe këtë të premte stuhia ‘mbërriti në destinacion’.

Erërat e forta nga Stuhi Eowyn goditën Irlandën të premten, duke lënë pothuajse një të tretën e shtëpive dhe bizneseve irlandeze pa energji elektrike dhe duke detyruar anulimin e qindra fluturimeve, si dhe mbylljen e shkollave dhe transportit publik.

Sipas autoriteteve, shpejtësia e erës u llogarit rreth 182 km/h gjatë natës në Mace Head në Qarkun Galway dhe ka thyer përkohësisht një rekord 80-vjeçar.



Rrugët në Dublin ishin të boshatisura gjatë orës së zakonshme të mëngjesit, dyqanet u mbyllën dhe njerëzit qëndruan brenda banesave të tyre. Ishte hera e parë që ishte vendosur një paralajmërim i kuq për të gjithë vendin që nga Stuhi Ophelia në 2017, e cila vrau tre persona.

ESB Networks, e cila ofron energji për të gjithë Irlandën, tha se dëmtimi “i paimagjinueshëm” i rrjetit të saj dhe kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë që preku 715,000 shtëpi, ferma dhe biznese.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!