Stuhia e parë e dëborës në SHBA, probleme në disa vende

schedule13:38 - 16 Nëntor, 2018

schedule 13:38 - 16 Nëntor, 2018

Ndërsa në njërën anë ka zjarre, në anën tjetër kanë ardhur reshjet e para të dëborës. Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara është goditur nga një valë e motit të keq që ka shkaktuar probleme të shumta. Qindra fluturime janë anulluar.

Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar stuhia e parë dimorore e stinës, me 80 milionë amerikanë të përfshirë në alarmin e motit të keq në Arkansas dhe Maine. Tashmë ka rënë edhe dëbora e parë në brigjet lindore, me Uashingtonin dhe NJu Jorkun të zbardhur nga reshjet e dendura. Në verilindje, por edhe në shumë zona të tjera janë regjistruar vonesa dhe anullime të fluturimeve: për momentin janë 300 avionë që kanë mbetur në tokë dhe 875 të tjerë që kanë pësuar vonesa. Mes aeroporteve më të prekura është: Saint Luis në Mizuri, Reagan në Uashington, Newark në Nju Xhersi dhe disa të tjerë. Në qytetin e Nju Jorkut, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta kanë rrëzuar shumë degë pemësh. Policia ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të evitojnë daljet në rrugë, përveç rasteve emergjente. Probleme ka pasur edhe në disa stacione autobusësh, si ai në një port të Nju Jorkut, që ishte i mbipopulluar në mëngjes. Shumica e qytetarëve ayu nuk u nisën për në destinacionet e tyre. Fatmirësisht nuk ka ndonjë të lënduar apo raportime për viktima për shkak të motit të keq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!