Stuhia e dëborës përfshin SHBA, 1 i vdekur dhe 60 aksidente rrugore

schedule22:25 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 22:25 - 10 Dhjetor, 2018

Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë shtetet jug-lindore të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një personi dhe duke lënë disa qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike. Në Karolinën e Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi gjatë fundjavës ra deri në gjysmë metër dëborë. Viktima e vetme e regjistruar deri më tani humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Ndërkohë, kërkime po zhvillohen për një shofer, mjeti i të cilit u gjet në lumë.

Moti i keq ka bërë gjithashtu që në mbarë rajonin të anulohen disa mijëra fluturime, ndërsa personat e mbetur pa elektricitet janë mbi 300 mijë, kryesisht në dy Karolinat, në Alabama, Tenesi dhe Xhorxhia. Në shtetin e Virxhinias, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka lënë në fuqi paralajmërimet nga rreziku që mund t’u kanosë qytetarëve stuhia. Pritet që vala e dëborës të largohet nga brigjet jug-lindore të hënën, por sipas meteorologëve problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi ajo po lëviz me ngadalë. Rreziku kryesor paraqitet në rrugët e mbuluara nga ngricat. Vetëm në shtetin e Virxhinias në fundjavë u regjistruan të paktën 60 incidente rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!