Moti i keq me stuhi dëbore ka bllokuar në aeroportin e Stambollit avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e konfirmon vetë kompania në një postim në rrjetet sociale. Çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar.
“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.
Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.
Moti i keq ka përfshirë edhe Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa nesër pritet që të jetë dita më e ftohtë.
/Abcnews.al