Më shumë se 2,000 komunitete kanë mbetur pa energji për shkak të një stuhie bore që përfshiu Ukrainën, ndërsa sistemi energjetik i vendit tashmë është nën presionin e bombardimeve ruse.
“Gjithsej 2019 komunitete në 16 rajone janë pa energji elektrike”, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Stuhia shkaktoi kaos në rrugë pasi 1,370 kamionë u detyruan të “ndaleshin përkohësisht” dhe 840 automjete duhej të tërhiqeshin, shtoi ministria, e cila tha se bora kishte arritur dy metra në disa vende dhe se në jug dhe në qendër të Ukrainës.
Në qytetin jugor të Odessa-s, i cili është shënjestruar rregullisht nga sulmet ruse, autoritetet thanë se duhej të ndihmonin 1624 persona të bllokuar nga bora.
Sipas të njëjtit burim, temperaturat shkuan nën zero.
/abcnews.al