Stuhia Ciaran godet Francën dhe Britaninë, mijëra banorë pa energji elektrike

schedule10:43 - 2 Nëntor, 2023

schedule 10:43 - 2 Nëntor, 2023

Të paktën një person ka humbur jetën nga stuhia Ciaran në Francë, ndërsa 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Disa zona të Britanisë dhe Normandisë janë vënë në alarm të kuq për erëra të forta, ndërsa pjesa tjetër e Francës veriperëndimore është në alarm portokalli, thanë zyrtarët.

Në zonën Finistère të Brittany, ku u regjistruan erëra deri në 207 km/h në Pointe-du-Raz, dy persona u plagosën lehtë dhe qarkullimi u bllokua deri në një njoftim tjetër, tha prefekti Alain Espinas për radiostacionin RTL.

Ministri i Transportit Clement Bonn tha për radion Franceinfo se një shofer kamioni vdiq në zonën Ain, në verilindje të Parisit, kur një pemë ra mbi kamionin e tij.

“Kjo tregon se, edhe në rajonet që nuk janë në alarm të kuq, ka një rrezik shumë të lartë në rrugë,” tha Bohn.

Ministrja e Energjisë Agnes Panier-Rinasse shkroi në rrjetin social X se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë.