Stuhia “Boris” ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë vende në Europë. Nga pamjet e raportuara nga mediat e huaja shihen imazhe të vendeve të përmbytura, ndërsa numri i viktimave është shtatë.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Poloni, Republikën Çeke dhe në Austri. Por gjithashtu probleme nga stuhia reshjet e shumta dhe përmbytjet janë raportuar në Hungari, Gjermaninë juglindore.
Gati 80 % një qyteti në Republikën Çeke, Krnov, është zhytur nën ujë, ndërsa operacionet për shpëtimin e qytetarëve janë tejet të vështira.
Nga ana tjetër Kryeministri polak Donald Tusk, thotë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet luftojnë për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve.
/abcnews.al/